Barcelona po e shndërron ‘Bernabeun’ në qendër stërvitore (VIDEO)
Barcelona sërish e ka mposhtur Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’, duke u bërë ekipi i parë në histori që fiton katër herë rradhazi në tempullin madrilen.
‘Blaugranasit’ arritën fitore minimale, mjaftueshëm për të dalë me tre pikë dhe për ta konfirmuar se tashmë i mungon vetëm matematika për t’u shpallur kampion.
Ndeshja u karakterizua me shumë tension e ndërhyrje të ashpra, gjersa në minutat e para nuk mungonin as rastet.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Ivan Rakitic (26′), pasi shfrytëzoi asistin e mrekullueshëm të Sergi Robertos. Ky ishte goli i tretë i kroatit në një Klasike.
Në gjysmë e parë vlen të përmendet incidenti i dy kapitenëve, Sergio Ramos dhe Leo Messi. I pari i futi gishtat në sy yllit argjentinas pas një dueli.
Don’t make him angry. pic.twitter.com/5NXm9OfghY
— B/R Football (@brfootball) March 2, 2019
Në pjesën e dytë Santiago Solari u mundua të reagonte, por padyshim tek ‘Galaktikët’ nuk është një lojtar me emrin Cristiano Ronaldo.
Reali rrezikonte vazhdimisht, por problemi vazhdon të mbetet i njëjti… kokretizimi i rasteve.
Në fund, Barça doli e lumtur nga kjo ndeshje, teksa është lidere në tabelë me 60 pikë, 12 më shumë se Reali që gjendet në vendin e tretë.
Reali udhëton në Valladolid në javën e ardhshme, kurse ekipi i Valverdes pret në shtëpi Vallecanon. /Periskopi/



