Barcelona-Real Madrid, këto janë statistikat që duhet t’i dini
“Mundo Deportivo” ka publikuar statistikat e këtij derbi, shkruan Albeu.
– Në gjithë historinë e ‘El Clasicos’, Real Madrid ka fituar 93 ndeshje ndërsa Barcelona 91 përballje. “Los Blancos” udhëheq me 391 gola duke pësuar vetëm 379.
– Vetëm Alfredo Di Stefano ka shënuar më shumtë gola në ‘El Clasico’ (18), ndërsa Cristiano Ronaldo (16).
– Karim Benzema ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, por vetëm një në Camp Nou.
– Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në histori e ‘El Clasicos’ me 21 gola.
– Asnjë trajner i Barcelonës nuk ka humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi përball Real Madridit.
– Real Madridi ka fituar në pesë nga nëntë përballjet e fundit me Barcelonën në të gjitha garat, duke përfshi edhe fitoren e fundit në Camp Nou (2-1), ndërsa ka humbur katër herë.
– Luis Suarez është i vetmi lojtar që ka shënuar dy gola kundër Keylor Navas si portier i Real Madridit.
– Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i parë për Real Madridin që fiton ndeshjet të njëpasnjëshme kundër Barcelonës, gjë që e bëri Miguel Munoz në vitin 1965 me katër fitore radhazi në të gjitha garat.



