Barcelona shënon fitore të thellë, Messi rikthehet me gol
Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique kaluan në epërsi qysh në minutën e 21-të nëpërmjet Rafinhas.
I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën e 36.
Goli i tretë u shënua nga Luis Suarez në minutën e 43-të, ndërsa i saporikthyeri nga dëmtimi, Lionel Messi shënoi golin e fundit në këtë takim në minutën e 58-të.
Me këtë fitore, Barcelona renditet në pozitën e dytë me 16 pikë pas tetë javësh, ndërsa lider është Sevilla me një pikë më shumë. /Periskopi.com



