Barcelona shpartallon Leganes
Barcelona ka shënuar fitore të thellë prej 5:1 si mysafir i skuadrës së inkuadruar në La Ligë në këtë vit, Leganes.
Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique pothuajse siguruan fitoren që në pjesën e parë, pas epërsisë së thellë prej 3:0.
Këta tre gola u shënuan nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.
Edhe në pjesën e dytë dominuan mysafirët, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, fillimisht nëpërmjet Lionel Messi’t, i cili realizoi nga Penaltia, dhe më pas nga Rafinha.
Krejt çka arritën të bëjnë vendësit ishte goli i Gabriel në minutën e 80.
Pas kësaj fitore Barcelona del e para në tabelë ku ka baraz pikë me Real Madridin, nga nëntë pikë, por që kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com



