Barcelona të përfshijë një mesfushor në ofertë për yllin e Arsenalit

Barcelona të përfshijë një mesfushor në ofertë për yllin e Arsenalit

Barcelona është e gatshme të përfshijë Andre Gomesin për të bërë një ofertë që në Janar për Mesut Ozilin e Arsenalit.

Për Ozil, që do të jetë i lirë në verën e ardhshme janë të interesuara disa skuadra evropiane si Manchester United, Inter Milan, Fenerbahce dhe ndoshta befasisht edhe Barcelona.

Barcelona e sheh 29 vjeçarin si zëvendësuesin ideal për Coutinhon që shihet se Klopp nuk do të lëshoj pe për yllin e tij.

Sipas, Don Balon, Barca konsideron që të përfshijë Andre Gomesin në ofertë për Ozil. Portugezi ka dështuar që të tregojë veten në Camp Nou. Barcelona e ka transferuar atë verën e kaluar për një shumë të madhe, që mund të rriten deri ne 55 milion euro.

Shpërndaje në: