Barcelona transferon Alcacer
Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Valencias, Paco Alcacer.
23-vjeçari ka nënshkruar për pesë sezone me gjigandin katalan.
Vlera e këtij transferimi kap shifrën e rreth 30 milionë eurove, ndërsa në kontratën e tij te Barca do të vendoset një klauzolë e lirimit në vlerë prej 100 milionë euro. /Periskopi.com



