Barcelona triumfon me rezultat të thellë kundër Prishtinës
Barcelona ka mposhtur Prishtinën me rezultat të thellë, 8-2, në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e futsallit.
Kampioni në fuqi evropian ishte dukshëm superior ndaj rivalëve kosovar në Kataluni, shkruan Periskopi.
Barcelona, e cila ka tre tituj evropianë në futsall, dominoi në të gjitha aspektet e mundshme, por kosovarët treguan se – përkundër dallimit në cilësi – kanë shpirtin luftarak duke shënuar dy gola.
Golat për tanët i shënuan Dervishaj dhe Ibishi në minutat 17′ respektivisht 25′.
Ndërsa, më poshtë, mund t’i shihni emrat e realizatorëve të vendësve. /Periskopi.com/




