Barcelona triumfon ndaj Alaves dhe rimerr përkohësisht kreun e La Liga-s
Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në La Liga. Katalunasit triumfuan në shtëpi ndaj Deportivo Alaves.
Blaugranasit e përmbysën nga 0-1 në 3-1, në sfidën që e dominuan nga fillimi në “Camp Nou”.
Mysafirët befasuan kur kaluan në epërsi për Ibanez, që u asistua nga Parada (1’).
Mirëpo, Lamine Yamal me një gol të bukur pas asistimit të Lewas e barazoi rezultatin (8’).
Barcelona pastaj krijoi një aksion të mrekullueshëm, ku Dani Olmo me një goditje të saktë pas asistimit të Raphinhas e përmbysi epërsinë (26’), raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Kur Alaves po ndërtonte aksione, Barcelona krijoi një kundërzbritje në fund – ku Olmo e vulosi fitoren pas asistimit të Yamal (90+3’).
Barcelona rimerr kreun e La Liga-s me 34 pikë, dy mbi Realin ndërsa Alaves zë pozitën e 14-të me 15 sosh./Periskopi/



