Barcelona turpërohet në shtëpi nga Alaves
Barcelona është mposhtur nga skuadra e inkuadruar në ligë në sezonin e fundit, Alaves.
Skuadra në fjalë ka mposhtur kampionin aktual të Spanjës si mysafir me rezultata 1:2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Deverson, të cilin e shënoi në minutën e 39.
Rezultati u barazua nga mbrojtësi me përvojë i Barcelonës, Jeremy Mathieu në minutën e 47.
Golin e fitores për Alaves e shënoi anësori Ibai Gomez në minutën e 64.
Edhe pas inkuadrimit të dy supersulmuesve, Lionel Messi dhe Luis Suarez, Barcelona nuk arriti të barazonte rezultatin. /Periskopi.com



