Barcelona vazhdon me gafa, barazon ndaj Bilbaos (Video)
Ky sezon po del të jetë më befasuesi me formën e disa ekipeve të mëdha evropiane.
Njëra prej tyre është edhe Barcelona, e cila tash e tre ndeshje nuk e shijon fitoren në ligë.
Në Camp Nou, ekipi i drejtuar nga Valverde arriti barazim 1:1 ndaj Athletic Bilbao.
Tekniku spanjoll nuk vendosi të inkuadronte Messin nga fillimi dhe kjo duket se i sjelli telashe.
Po zhvillohet minuta e 40′ kur nga mos një koordinim i mirë në mbrojtje, Oscar De Marcos i solli avantazhin ekipit bask.
Në fraksionin e dytë reagoi edhe trajneri Valverde që inkuadroi Messin, por ai arriti të jepte vetëm një asis për El Haddadin, i cili barazoi shifrat.
Katalanasit janë në vendin e parë me 14 pikë, teksa Bilbao tubon 7 pikë dhe gjendet në pozitën e 14./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=b5zFwXw8UJ8
https://www.youtube.com/watch?v=cfypkx6urGQ



