Barta ‘çuditet’ se kush e vizitoi atë pas sulmit terrorist (Foto)
Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Marc Bartra është vizituar nga ish bashkëlojtarët e tij në Barcelonë, Sergio Busquets dhe Jordi Alba, transmeton Periskopi.
Mbrojtësi spanjoll ishte i vetmi që kishte pësuar lëndime trupore nga sulmi me bomba në autobusin e Dortmundit javën e kaluar.

Bartra ishte lënduar në dorën e tij të djatht, ku iu është dashur të futet në operacion.
Alba dhe Busquets kishin dalur së bashku nga akademia e famshme e Barcelonës ‘La Masia’.

Alba në rrjetin e tij social Instagram kishte postuar një foto me mbishkrim: Është kënaqësi të ndash momente të mira me ty, miku im’.

Skuadra e Dortmundit ishte sulmuar nga tri shpërthime të fuqishme javën e kaluar, pak para fillimit të ndeshjes me Monacon në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja ishte anuluar në atë natë për t’u zhvilluar të nesërmën të cilen skuadra franceze Monaco e fitoi me rezultat 2 me 3. /Periskopi/

Kështu ishte organizuar sulmi ndaj autobusit të Dortmundit



