Baseli kërkon ta rikthej Ajetin, ofron 2.5 milionë

Baseli kërkon ta rikthej Ajetin, ofron 2.5 milionë

Albian Ajeti një futbollist i akademisë së Baselit, u largua gjatë vitit 2016 tek Augsburgu për 1 milionë euro, por aty ai nuk gjeti hapësira dhe vetëm pas gjashtë muajsh u largua për në St. Gallen.

20-vjeçari arriti të shënojë dhjetë gola dhe në fund klubi zviceran e bleu kartonin e sulmuesit, që tashmë ka oferta të rëndësishme.

Një ndër klubet që e do është edhe Baseli, klubi ku për 11 vite ai ka qenë pjesë e tij, duke u formuar si futbollist.

Bisedimet konfirmohen vetë nga drejtuesit e klubeve, që për momentin nuk po gjejnë një akord, edhe pse ekipi ku luan Taulant Xhaka për kartonin e tij ka ofruar deri në këto momente 2.5 milionë euro.

Gjithsesi ende nuk është mbyllur asgjë, me St Gallenin që mund ta shesë lojtarin menjëherë sapo e ka blerë, duke përfituar të ardhura të rëndësishme.

Shpërndaje në: