Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbahet në orën 17
Dimal Basha ka njoftuar se bashkë me përfaqësuesit e partive politike, sot diskutuan për rendin e ditës së seancës së nesërme konstituive.
“Ka ardhë si propozim i të gjitha partive politike të komuniteteve jo-shumicë dhe jo-serbe, që të shkohet në votim si pako, çështja e nënkryetarëve. Ka pasur konsensus për raportin, për kryetaren, nënkryetarët, dhe pakon e tyre. Më vjen shumë mirë për këtë gjë”, tha Basha.
Ai bëri me dije se do të vijohet me shpejtësi për formimin e institucioneve, duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen dhe konsensusin.
U dakordua që mbledhja të mbahet në orën 17:00, pas propozimit të Vlora Çitakut.
Kjo u bë për shkak të seancës gjithë-ditore që do të mbahet në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.



