Bashkëkombasi i Ronaldos: Modric e meriton Topin e Artë

Bashkëkombasi i Ronaldos: Modric e meriton Topin e Artë

Ish-legjenda portugeze, Luis Figo ka deklaruar se Luka Modric duhet të jetë fituesi i Topit të Artë.

Mesfushori kroat kaloi nëpër një sezon të paharrueshëm, pasi ndihmoi Real Madridin drejt fitimit të Ligës së Kampionëve për tre vite rradhazi dhe udhëhoqi vendin e tij në finalen e Botërorit.

Ai është një prej atyre që sigurisht meriton një çmim individual”, tha ish-sulmuesi i Real Madridit për Goal.Luka Modric Croatia World Cup 11072018

”Këto çmime janë gjithmonë subjektive, por pa dyshim, Modric ka pasur një sezon të mrekullueshëm”.

”Ai bëri diferencën me ekipin e tij kombëtar dhe me Real Madridin”, vazhdoi ai.

”Për këtë arsye çmimi i tij është i merituar”.

Ai është një njeri i shkëlqyer dhe më bën të lumtur që këtë vit ai ka fituar kaq shumë trofe individual”, përfundoi Luis Figo./Periskopi/

Related image

Shpërndaje në: