Bashkëpunimi i radhës është gati!
Bëhet fjalë për reperin 2po2 dhe Capital T të cilët sërish kanë zgjedhur për t’u bërë bashkë për një tjetër projekt muzikor, njofton Klan Kosova.
Është vetë Besniku ai i cili ka ndarë një video të shkurtë në llogarinë e tij në Instagram, duke zbuluar edhe ditën e publikimi dhe orën poashtu.
“Kujt Pi Kallxon – Te Shtunen 17.12 ora 17h”, ka shkruar 2po2.
Ky bashkëpunim i Besnikut me Trimin, pason atë të Besnikut me Ermal Fejzullahun “Palaço” i cili u publikua vetëm disa ditë më parë.



