Bashkëshorti 50 vjeçar i Adelinës shkon të prindërit e saj, shikoni si e presin ata

Bashkëshorti 50 vjeçar i Adelinës shkon të prindërit e saj, shikoni si e presin ata

Që prej kur zbuloi personin që ka në krah, pas një periudhe të gjatë misteri, Adelina Tahiri nuk është kursyer me postime.

Ajo i ka mbajtur të informuar fansat e saj në rrjete sociale me çdo detaj, secilën dhuratë, secilën dalje, secilën blerje luksoze duke krijuar në këtë formë edhe lajme ditore në portale.

Por, një detaj Adelina nuk e ka ndarë me ndjekësit – relacionin e prindërve të saj me bashkëshortin.

Ndonëse pritej se ka në tërësi aprovimin familjar mbi lidhjen që nuk njeh ‘komb as moshë’, është një fotografi e siguruar nga Prive.al që flet më shumë se 1000 fjalë./Prive

Në të, Adelina dhe Markov shfaqen në krye të darkës familjare ku janë të dy prindërit e këngëtares, nëna dhe babai i cili i lumtur, është ai që shkrep ‘selfie-n’ e mbrëmjes.

Kujtojmë se Adelina është shtatzënë në muajin e pestë dhe për disa javë sjell në jetë fëmiun e saj të parë, djalë.

 

Shpërndaje në: