A e keni ditur se bashkëshorti i Adelina Tahirit është avokat i partisë së Gruevskit?
Ndryshe nga ajo që kishte deklaruar vet këngëtarja në emisionin “Një kafe me Labin”, se bashkëshorti i saj nuk është 50 vjeç siç pretendonin mediet, “Kosovarja” zbulon në detaje se bashkëshorti maqedonas i këngëtares së njohur shkupjane Adelina Tahiri është më shumë se 50 vjeç.

Serjozha Markov është 51 vjeç, ai është një avokat shumë i njohur në Maqedoni i lidhur fortë me ish pushtetin pasi që vazhdon të jetë avokat i VMRO-së, partisë e cila ishte në pushtet në Maqedoni për 10 vite me radhë.
Me vendim të qeverisë së Republikës së Maqedonisë më 9 janar të vitit 2013 është dhënë vendim për emërimin e z. Serjozha Markov për konsull nderi të Republikës së Moldavisë në Republikën e Maqedonisë, shef i konsullores me seli në Shkup për rajonin veriperëndimorë, jugor, lindor dhe vet kryeqytetin. Nga ana e ministrisë së punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Moldavisë është dhënë leje që z. Markov të punojë si konsull nderi në Maqedoni, shkruan “Kosovarja”.
Ja kush është me pak fjalë bashkëshorti i Adelinës
Konsulli i nderit z. Serjozha Markov është lindur në vitin 1967 në Shkup. Me profesion është avokat dhe ka diplomuar në universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup. Në vitin 2006 bashkë me avokatin Lazar Çukiq themelojnë shoqatën e avokatëve Çukiq dhe Markov e që edhe sot e kësaj dite punojnë bashkë.
Ka punuar në shumë projekte lidhur me investimet në Maqedoni, ka bashkëpunim me shumë kompani internacionale dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca në sferën e drejtësisë si (DIRO, JURITAX, ABA,BALKAN LEGAL FORUM)./Kosovarja/





