Bashkëshorti i Atifete Jahjagës nis procedurat për divorc?
Ditë më parë në media u raportua për një krizë të mundshme martesore mes ish-presidentes Atifete Jahjaga dhe bashkëshortit të saj, Astrit Kuçi.
Gazeta Express raporton se ish-shefja e shtetit shumë shpejt do të jetë ‘beqare’, pasi ajo po shkon drejt divorcit me bashkëshortin e saj.
Siç raporton kjo gazetë, bashkëshorti i Jahjagës, i cili me profesion është dentist ka nisur procedurat e divorcit, pas një krize në raportet e tyre.
Kur është pyetur, ai shkurt ka thënë se është i zënë me pacientë.
Atifete Jahjaga ishte presidentja e parë femër në Republikën e Kosovës. Ajo mbajti këtë post prej vitit 2011 deri më 2016. Më herët kishte shërbyer në Policinë e Kosovës si zëvendëskomandante. Në biografinë e publikuar në FB, Jahjaga shkruan se flet gjuhën angleze dhe serbe, është e martuan me Astrit Kuçin dhe jetojnë në Prishtinë.



