Bashkëshortja befason Veselin, shkon në Kuvend për t’ia uruar Ushtrinë
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është befasuar nga bashkëshortja e tij Violeta në ambientet e punës.
Violeta Veseli ka shkuar në Kuvendin e Kosovës për të uruar bashkëshortin e tij me rastin e formimit të Ushtrisë.
“Një urim i veçantë për Ushtrinë e Kosovës. Falemnderit Violetës dhe fëmijëve për mbështetjen, kujdesin dhe dashurinë”, ka shkruar Veseli në Facebook.




