Bashkëshortja e aktorit të njohur kosovar vjen tashmë si moderatore televizive

Bashkëshortja e aktorit të njohur kosovar vjen tashmë si moderatore televizive

Njomza Fetiu, bashkëshortja e aktorit Nëntor Fetiu do të jetë fytyra e re që do ta udhëheq  emisioni ‘LEMza’.

Për Njomzën kjo do të jetë një eksperiencë e re, pasi më parë nuk e kishte praktikuar profesionin e moderatorës, por vetëm atë të aktores.

“Me shumë mirësi e kam pritur këtë projekt të ri duke menduar që kjo do jetë një sfidë e re për mua, e cila do më fus në botën e televizionit të cilën unë e dua dhe besoi që më shkon të jem pjesë e  një formati të tillë siç është LEMzA”, është shprehur ajo.

“Do mundohemi që në LEMzA të sjellim mysafirë të veçantë, do mundohemi që nga ata të nxjerrim të pathënat, përfshirja e familjarëve në intervista është shumë e veçantë dhe ajo e bën të dallueshme nga formatet e emisioneve të tjera”, ka thënë Njomza.

“LEMzA’ do vazhdoj të mbetet një  prej emisioneve më të dashura për publikun, është format  i tillë që e afron shikuesin dhe depërton në personazhin të cilin ne e ftojmë”,  ka përfunduar aktorja Njomza Fetiu.

Ato që nuk i keni ditur për personazhet publike sërish do i mësoni tek emisioni juaj LEMzA’, mos e harroni terminin e përhershëm, e premtja është e rezervuar për Lemzen, ora 20:45.

Shpërndaje në: