Bashkëshortja e Lorik Canës publikon çaste intime nga shtrati (foto)
Duket se periudha që ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana ka qëndruar në SHBA ka bërë që bashkëshorten e tij, Monica ta marrë shumë malli dhe një fakt të tillë e ka shprehur jo vetëm me surprizën që kishte përgatitur për të.
Mbrëmjen që lamë pas Monica ka publikuar në Instastories foto në të cilën Loriku dhe ajo shfaqen të shtrirë në shtratin e tyre duke shkëmbyer puthje.
“Më në fund bashkë”,-ka shkruar Monica krahas fotos së publikuar. Kaq romantik nuk e kishim parë kurrë ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare.




