Bashkëshortja e Pacquiao nuk mundi të shikonte goditjet e fuqishme të bashkëshortit të saj (VIDEO)

Bashkëshortja e Pacquiao nuk mundi të shikonte goditjet e fuqishme të bashkëshortit të saj (VIDEO)

Manny Pacquiao iu rikthye ringut të dielën në mëngjes duke u ndeshur me Adrien Broner për titullin “WBA”.

Rezultati i përballjes ishte ashtu siç e pritëm të gjithë.

Boksieri nga Filipinet dominoi në çdo aspekt dhe, rrallëherë për të mos thënë fare, pranoi ndonjë goditje nga kundërshtari, i cili po mundohej të boksonte me kundër-sulme.

Në fund, me vendim unanim, i ashtuquajturi “Pac-Man” triumfoi dhe nuk humbi kohë të mendonte për meçin e radhës duke i bërë ftesë publike Floyd Mayweather.

Sidoqoftë, një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon bashkëshorten e 40-vjeçarit duke reaguar në një mënyrë interesante derisa Pacquiao po lansonte grushte të një-pas-njëshme.

Duket se edhe ajo u ngop dhe nuk dëshironte të shikonte më.

Shpërndaje në: