Bashkimi fiton në ‘Play-off’ kundër Pejës
Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazën e ‘Play-Off’ të Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit kanë triumfuar para shijuesve të vetë në palestrën ‘Sezai Surroi’ kundër pejës me rezultat të thellë 116:87.
Portokallezinjtë treguan superioritet kundër skuadrës pejane, e cila ditë më parë i ka liruar pothuajse të gjithë basketbollistët më të mirë si pasoj e një krize financiare që ka kapluar ‘Shqiponja’, transmeton Telegrafi.
Qysh në çerekun e parë vendasit krijuan një epërsi të lartë prej 12 pikëve duke e përfunduar dhjetë minushtin e parë me rezultat 34:24.
Por, në çerekun e dytë pejanët shfaqën një ndeshje më të bukur dhe si rezultat i kësaj shkrin epërsinë e vendasve duke e mbyllur pjesën e dytë me disavantazh prej tre pikëve, 50:47.
Megjithatë, ‘Arpagjik’t’ shtrënguan radhët e veta dhe rikthyen avantazhin e lartë duke e përfunduar çerekun e tretë me rezultat 82:68.
Në periudhën e fundit, vendasit menaxhuan rezultatin dhe kështu triumfuan me rezultat 116:87.
Më i miri te Bashkimi ishte J.Black me 35 pikë ndërsa te mysafirët shkëlqeu Abramovic që realizoi 25 sosh.



