Bashkimi shumë i fortë për Vëllaznimin
Ekipi i tranjerit Dragan Radovic, ka harruar shpejt humbjen e para dy ditëve në Ligën Ballkanike ndaj Kumanovës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 85-59.
Për ‘portokallinjtë’ lojtari më i dalluar në këtë takim ishte Mikaile Tmusic, që e mbylli takimin me 20 pikë, i ndihmuar edhe nga Kayel Locke me double-double prej 14 pikëve dhe 15 kërcimeve.
Bashkimi me këtë fitore ngjitet në pozitën e parë në tabelë me 6 pikë, por që ka një ndeshje më shumë se skuadrat tjera, derisa Vëllaznimi vazhdon ende pa fitore në këtë kampionat. /Periskopi.com



