Bashkohen Hamilton-Alonso?
Spanjolli ka pasur një partneritet të mirë me Lewis Hamiltonin te McLareni në vitin 2007 dhe tash ata mund të bëhen sërish pjesë e të njëjtës skuadër, edhe pse aktualisht nuk i kanë raportet si dikur, përcjell Telegrafi.com
“Gjithmonë duhet ta keni në plan Fernandon. Ai është një pilot që e respektoj shumë. Ai e kombinon talentin me shpejtësinë dhe përvojën. I ka të gjitha”, është shprehur trajneri ekipor i McLarenit, Toto Wolff.
Sidoqoftë, çmimi i prishjes së kontratës së Alonsos dhe raportet e tij jo aq të mira me Hamilton, mund të jenë pengesë për jetësimin e këtij transferimi.
Ndryshe, 31-vjeçari Rosberg u pensionua nga Formula 1 vetëm pesë ditë pasi u shpall kampion bote.



