Basketbollisti i njohur i Bashkimi-t befason të gjithë me tatuazhin e ri (Foto)
Basketbollisti i njohur i Kosovës, Gazmend Sinani ka realizuar një tatuazh gjigant në shpinë.
Basketbollisti Sinani në dy vitet e fundit ka zhvilluar karrierën e tij në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Sinani njihet si një person që i ka në qef tatuazhet dhe ai ka shtuar edhe një trupin e tij gjigant.

Ai ka mbuluar tërë shpinën e tij me një luan të madh, duke befasuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Sinani për shkak të lëndimit të tij nuk ka mundur ta ndihmojë përfaqësuesen e Kosovës në basketboll por ai do të jetë i gatshëm për skuadrën e tij, Bashkimi, për përgatitjet para sezonale. /Periskopi/





