Bastet tregojnë favoritin e duelit Real Madrid-Atletico Madrid
Sonte me fillim prej orës 20:25 në stadiumin “Santiago Bernabeu” takohen dy skuadrat nga Madrid në kuadër të gjsymëfinalës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra mbretërore Real Madrid pret në folen e saj skuadrën rivale Atletico Madrid, shkruan gazetablic.com Tashmë bastorët e njohura sportive në botë kanë dhënë parashikimet e tyre se cila nga këto skuadra është favorite për të fituar ndeshjen e parë në “Bernabeu”.
Ato e shohin si favorit pothuajse absolut skuadrën e Zinedine Zidane, madje fitorja e “Los Blancos” ka koficientin vetëm 1.75, ndërkohë fitorja e “Los Colchoneros” ka koficientin 5.50 dhe për të përfunduar dueli pa fitues koficienti është 3.50.
Real Madrid në këtë përballje do të praqitet pa dyshën Pepe dhe Garath Bale, ndërkohë trajnerit Simeone i mungojnë Gimenez Juanfran dhe kroati Vrasjalko.




