Batatina pas fitores: Ju garantoj se për 20 vitet e ardhshme nuk do ta shihni Llapin në barazh
KF Llapi e ka fituar ndeshjen e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapjanët triumfuan pas penalltive ndaj Vushtrrisë, për ta siguruar mbetjen në elitë, pas një sezoni zhgënjyes, shkruan Gazeta Express, transmeton Periskopi.
Pas fitores, trajneri i Llapit, Tahir Batatina e dha një deklaratë unike si zakonisht, duke thënë se për 20 vitet e ardhshme nuk do ta shohim Llapin në barazh.
“Nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ishte një kampionat që do ta harrojmë shpejt dhe do të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Mendoj që për organizimin që ka është gjynah që Llapi të bie nga liga. Nga sot do të jem i qetë për 5 ditë, pastaj do të nisim përgatitjet. Ju garantoj sot se për 20 vitet e ardhshme, Llapin nuk do ta shihni në barazh”, tha Batatina./Periskopi



