BATE ‘kafshatë’ e rëndë për Arsenalin, Interi me vështirësi por ia del pa Icardin (VIDEO)
Arsenali është befasuar nga BATE në ndeshjen e parë të zhvilluar në raundin e 32 më të mirave të Europa Ligës.
‘Topçinjët’ janë mposhtur me rezultat minimal, falë golit të Dragun (45′), i cili shënoi me kokë pas krosimit të bukur nga Stasevich.
https://www.youtube.com/watch?v=B29CNyqTgrs
Deri në fund, skuadra e Unai Emeryt kërkoi barazimin, por ajo çka gjeti ishte një karton i kuq i Alexandre Lacazette (85′).
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Emirates.

Pas problemeve të shumta me Mauro Icardin, Interi i është kundërpërgjigjur kritikëve me një fitore mjaft të vështirë ndaj Rapid Viennas.
‘Zikaltërit’ arritën poashtu fitore minimale, duke iu falenderuar zëvëndësuesit të sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez (39′), i cili shënoi nga pika e bardhë.
https://www.youtube.com/watch?v=eKK2uKDcZLo
Ndeshja e kthimi luhet pas një jave në Giuseppe Meazza. /Periskopi/



