Batuta e Ramës për Trump, reagojnë nga Shtëpia e Bardhë
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas batutës së kryeministrit Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.
Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Ramës janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike
“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”, kanë thënë nga Shtëpia e Bardhë për Top News, transmeton Periskopi.
Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.



