Bayerni fiton me vështirësi ndaj Werder Bremenit (Video)
Lideri i Bundesligës, Bayern Munich ka fituar derbin e javës së 19-të kundër Werder Bremenit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4:2 në të mirë të bavarezëve .
Të parët shënuan lojtarët nga Bremeni me anë të Gondorf në minutën e 25’të. Katër minuta para fundit Thomas Muller e barazoi rezultatin në 1:1. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, transmeton Periskopi.
Foto nga ndeshja:

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola. Lewandowski kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 63’të. Për të bërë ndeshjen më interesante u përkujdes lojtari i Bayernit, Sule, i cili shënoi në portën e vet në minutën e 74’të. Tre minuta më vonë Lewandowski kaloi përsëri në epërsi bavarezët. Ndërsa për 4 me 2 u përkujdes Thomas Muller.
Bayerni tash i ka 16 pikë më shumë se vendi i dytë, të cilin e mbajnë tri skuadra: Bayer Leverkusen, Leipzig dhe Borussia Monchengladbach. /Periskopi
Këto janë golat e kësaj ndeshje:
http://www.dailymotion.com/video/x6dgqi5
http://www.dailymotion.com/video/x6dgqdz



