Bayern Munchen rigjenë rrugën e fitores, mposhtë Leverkusenin
Kampioni gjerman nisi mirë takimin kur Thiago Alcantara realizoi në minutën e 30 për 1 me 0, derisa turku Hakan Calhanoglu barazoi pesë minuta më vonë.
Mbrojtësi Hummels realizoi në minutën e 56 për rezultatin përfundimtar 2 me 1 në këtë takim.
Bayerni me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 27 pikë, tri më pak se Leipzigi në pozitën e parë.



