Bayern vendos për Coman
Bayern Munich do të blejë sulmuesin francez Kingsley Coman
Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge e ka konfirmuar se do të shfrytëzojnë mundësinë e transferimit të francezit, Kingsley Coman.
Francezi është i huazuar nga Juventus për dy edicione, me mundësi të blerjes për 20 milionë euro.
“Ekziston mundësi e madhe që Bayerni të shfrytëzojë opsionin e blerjes së Kingsley Coman”, tha Rummenigge për TZ.



