Bayern zyrtarizon edhe lojtarin më të mirë gjerman, Goretzkan (foto)
Pak minuta më parë faqja e Schalkes kishte njoftuar se ylli i tyre i shumëkërkuar Leon Goretzka kishte zgjedhur largimin. Kjo i kishte tronditur fansat e këtij klubi.
Dhe menjëherë më pas, 22 vjeçari zyrtarizohet te klubi më i madh gjerman, Bayern Munchen. Ai do të kalojë te klubi më i trofeshëm gjerman në verë, pa asnjë para, si lojtar i lirë, sepse ka nënshkruar parakontratë gjatë ditës së sotme ndërkohë që në verë i skadon kontrata me skuadrën e Schalkes.
Goretzka ka qenë i kërkuar edhe nga ekipet më të mira evropjane, përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Liverpoolin, Unitedin, Arsenalin etj. Sidoqoftë, ai e zgjodhi Bayernin duke e vazhduar traditën e bavarezëve për t’u forcuar në kurriz të kundërshtarëve të saj të ligës.
Bayerni edhe pa Goretzkan e ka mesfushën më të mirë në Evropë, me lojtarë jashtëzakonisht të talentuar si Rudy, Thiago Alcantara, Arturo Vidal, Corentin Tolisso e James Rodriguez. Mbetet të shihet nëse do të ketë vend edhe për Goretzkan – përcjell Periskopi.



