Bayerni e “çmonton” Stuttgartin, Harry Kane shënon hat-trik

Bayerni e “çmonton” Stuttgartin, Harry Kane shënon hat-trik

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar një fitore të thellë ndaj Stuttgartit me rezultatin 5:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Bundesliga.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 0:1, me golin e shënuar nga Laimer në minutën e 11’të, shkruan Indeksonline

Në të dytën, ekipi i Vincent Kompany shënoi katër gola tjerë.

Ishte Harry Kane që shënoi hat-trik dhe Stanisic – që e kompletuan fitoren e thellë 0:5.

Bayerni me fitore shkon në kuotën e 37 pikëve në pozitën e parë./Periskopi

Shpërndaje në: