Bayerni heq dorë nga Sanchez, 100 milionë euro janë shumë për moshën e tij

Bayerni heq dorë nga Sanchez, 100 milionë euro janë shumë për moshën e tij

Presidenti i klubit futbollistik gjerman të Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness ka konfirmuar të enjten se kanë hequr dorë nga përpjekjet për të sjellë në radhët e veta sulmuesin e shkëlqyeshëm kilian, Alexis Sanchez  i cili luan për Arsenalin e Londrës.

Hoeness theksoi se do të ishte një gabim sikur të paguanin 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit AA.

Sanchez ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij më klubin londinez, dhe së fundmi u përfol kalimi i tij tek Bayerni apo Manchester City.

Në një deklaratë për mediat gjermane, Hoennes në mënyrë indirekte ka mohuar ardhjen e Sanchezit në radhët e kampionëve të Gjermanisë.

“Jemi duke biseduar për një rikonstruim dhe planifikim të së ardhmes së klubit. Kur e them këtë, mendoj të sjellim lojtarë të rinj të moshës mes 20 dhe 22 vjeç, por nuk mund të rikonstruoni një ekip duke sjellë lojtarë të moshës 29 ose 30 veçare për 100 milionë euro”, tha Hoeness.

Shpërndaje në: