Bayerni i afrohet kreut, Werderi i Rashicës gabon sërish (VIDEO)
Bayern Munchen ka marrë fitore të rëndësishme përballë RB Leipzig, me rezultat minimal.
‘Bavarezët’ e shfrytëzuan mjaft mirë gabimin e Dortmund, për t’u afruar me kreun.
Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga Franck Ribery, shtatë minuta pa përfunduar ndeshja.
Ekipi i Kovac ngjitet në vendin e tretë me 33 pikë, gjashtë më pakë se lideri, kurse Leipzig një pozitë më poshtë.
Werder Bremeni nuk shkoi më shumë se sa barazimi 1 me 1 ndaj Hoffenheim, për të vazhduar formën katastrofale të ndeshjeve të fundit.
Milot Rashica u inkuadrua nga minuta e 64-të, por sërish dështoi të linte gjurmë. /Periskopi



