Bayerni ia bon Arsenalit 10 me 2 (Video)

Bayerni ia bon Arsenalit 10 me 2 (Video)

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 5-1, ndërsa topçinjtë nuk shpëtuan më lehtë as në ndeshjen e dytë ku pësuan me të njëjtin rezultat.

Ndeshja nisi më mirë për Arsenalin që shënuan me Theo Walcott që në minutën e 20-të.

Walcott kishte edhe një rast të mirë, por që u pasua nga një kundërpërgjigje e Lewandowski.

Por kjo ishte gjithçka çfarë treguan anglezët në këtë ndeshje, pasi pjesa e mbetur i takoi gjermanëve.

Laurent Koscielny shkaktoi penallti, pas një debati me gjyqtari u ndëshkua me kartonë të kuq

Nga pika e bardhë ishte i saktë Lewandowski që shënoi për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe Arjen Robben shënoi edhe golin e dytë në minutën e 64-të.

I inkuadruari në pjesën e dytë, Douglas Costa, ngriti shifrat në 3-1 me një gol të bukur në minutën e 78-të.

Pjesa e mbetur e ndeshjes ishte e rezervuar për Arthuro Vidal që shënoi dy herë.

Ai shënoi në minutat 80-të dhe 85-të

Bayerni kalon në çerekfinale me dhjetë gola të shënuar, duke u kthyer në një prej pretendentëve kryesor për trofeun më të çmueshëm në Evropë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: