Bayerni kurrë nuk ka ndërtuar xhami në Allianz Arena për lojtarët myslimanë

Bayerni kurrë nuk ka ndërtuar xhami në Allianz Arena për lojtarët myslimanë

Më herët kishte qarkulluar lajmi që Bayern ka hapur një xhami në Allianz Arena, sepse kjo ishte një kërkesë e Franck Ribery, futbollistit mysliman të ‘Bavarezëve’. 

”Lajmet janë të rreme. Bayerni kurrë nuk ka hapur një xhami, kishë apo ndonjë ndërtesë fetare sepse nuk dëshirojnë që fenë ta lidhin me futbollin”, transmeton Periskopi, reagimin e një burimi të klubit gjerman.

Një video me një xhami në një stadium kishte qarkulluar, që pretendohej se ishte Allianz Arena, por faktikisht ai ishte stadiumi i Koln, ekip që garon në Bundesligën e dytë gjermane.

Vet ideatori i këtij lajmi të rremë, Bazid Khan në vitin 2017 kishte konfirmuar se videoinçizimi ishte bërë në stadiumin e Koln dhe jo atë të Bayern. /Periskopi

Image may contain: text

Shpërndaje në: