Bayerni ndalet nga Hamburgu

Bayerni ndalet nga Hamburgu

Bayern Munich e ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në Bundesligë.

Bavarezët barazuan 2:2 në udhëtim ndaj Hamburgut, e vlefshme për xhiron e 20-të në elitën e futbollit gjerman.

Vieira kaloi vendasit në epërsi në minutën e 34-të kur u tregua i saktë nga penalltia.

Harry Kane barazoi shifrat tetë minuta më vonë, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar e dyta, Luis Diaz përmbysi rezultatin dhe kaloi Bayernin në epërsi.

Por, në minutën e 53-të, Vuskovic realizon për 2:2 që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Përkundër barazimit, Bayern Munich vazhdon të prijë me 51 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Hamburgu mbetet i 13-ti me 19 pikë gjithsej./Periskopi

Shpërndaje në: