Bayerni nuk po di të ndalet në Bundesliga, fiton 2:1 ndaj Schalkes
Bayerni ka fituar me rezultat 2:1, derbin e xhiros së 21-të në Bundesliga.
Bavarezët fillimisht kaluan në epërsi me anë të Lewandowskit në minutën e gjashtë, ndërsa golin e barazimit që e shënoi Di Santo në minutën e 29-të e zhvlërsoi Thomas Muller shtatë minuta më vonë.
Gola më nuk pati.
Bayern duket se e ka siguruar edhe një tjetër trofe të Bundesligës, pasi që nuk po ka kundërshtarë, Leipzigu është 15 pikë larg tyre në vendin e dytë./Periskopi




