Bayerni i pandalshëm, 100 mln euro për një nga 4 super yjet
Bayern Munchen pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, po përgatitet për një blerje të madhe në sezonin e ardhshëm. Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm që të bëjnë çmenduri sipas “Sport Bild”.
Katër emrat më të përfolur janë Mbappe, Griezmann, Dybala dhe Verrati. Drejtuesit e klubit bavarez kanë bërë me dije se do të shpenzojnë 100 milionë euro për një futbollist në merkaton e verës. Katër emrat e përmendur më lart janë ideal për të kompletuar Bayernin, dhe Lewandowskin në fazën e sulmit.
Nëse do të ndodhë, atëherë do të jetë dhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit bavarez.



