Bayerni po e do një alternativë për Diazin, ia vë syrin yllit të Premierligës

Bayerni po e do një alternativë për Diazin, ia vë syrin yllit të Premierligës

Bayern Munichu po kërkon një alternativë për Luis Díazin, dhe sipas raportimeve të reja ka dalë një emër surprizë në skenë.

Klubi gjerman është në bisedime “shumë konkrete” me sulmuesin anësor të Newcastle Unitedit, Anthony Gordonin, për një transferim në Mynih verën e ardhshme, sipas “Sky Sports”, përcjell Gazeta Express.

Më herët, eksperti i transferimeve Sacha Tavolieri kishte raportuar se kontaktet mes palëve tashmë kishin nisur.

Raportohet se 25-vjeçari është zgjedhja “kryesore” për të zëvendësuar ose konkurruar me Luis Díazin në krahun e majtë.

Kolumbiani aktualisht nuk ka konkurrencë serioze për vendin e titullarit dhe mungon vetëm kur është i dëmtuar ose i pezulluar.

Deri tani këtë sezon, Díazi ka zhvilluar 41 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 18 asistime, me 3,355 minuta të luajtura – një nga shifrat më të larta në skuadër.

Profil i Gordonit – shpejtësi, teknikë dhe aftësi për të shënuar – pëlqehet shumë nga Bayerni. Ai mund të luajë në disa pozicione në sulm, sidomos në krahun e majtë ose në qendër.

Newcastle Unitedi nuk ka ndërmend ta shesë lehtë lojtarin, pasi ai është nën kontratë deri në vitin 2030 dhe u ble nga Everton në vitin 2023 për rreth 46 milionë euro.

Sipas “Sky”, Newcastle do të konsideronte oferta vetëm mbi 60 milionë euro.

Në garë për të janë përmendur edhe Liverpooli dhe Arsenali, me këtë të fundit që thuhet se mund të shkojë deri në 92 milionë euro.

Megjithatë, brenda Bayernit një transferim i tillë i shtrenjtë nuk përputhet plotësisht me strategjinë afatmesme të klubit, e cila fokusohet në zhvillimin e talenteve të akademisë si Lennart Karli dhe Aleksandar Pavlovići, nën drejtimin e Vincent Kompanys.

Sipas të njëjtës filozofi, si opsion rezervë për Diazin përmendet edhe talenti i huazuar Arijon Ibrahimovići, i cili mund të kthehet në Mynih në verë pas huazimit te Heidenheimi

Shpërndaje në: