Bayerni i rinovon kontratën yllit të madh të skuadrës (FOTO)
Pas Kingsley Coman, Bayerni duket se do të ‘blindojë’ edhe një futbollist.
Bayern Munchen sot njoftoi se ka nënshkruar kontratë të re me sulmuesin Kingsley Coman, kurse tani mediat në Gjermani raportojnë se me klubin pritet të vazhdojë edhe Thiago Alcantara.
Sipas ‘Sport Bild’, klubi dhe mesfushori kanë arritur marrëveshje rreth rinovimit të kontratës, e cila do ta mbajë atë deri në vitin 2021 në ‘Allianz Arena’.
26-vjeçari pritet të bëhet një nga lojtarët më të paguar te klubi me kontratën e re.




