BBC: Beogradi në mesin e 5 qyteteve më kreative të botës

BBC: Beogradi në mesin e 5 qyteteve më kreative të botës

Ka një supozim që kreativiteti ka të bëj vetëm me gjenialitetin individual. E vërteta është se arritjet kreative janë po ashtu pjesë e procesit social. Historikisht, qytetet janë përbërës thelbësor për krijimin e artit të rëndësishëm, nga Athina Klasike e deri te Firenca e Renesancës dhe te Nju Jorku i pasluftës.

Akademiku Richard Florida e popullarizoi teorinë në fillim të viteve 2000, se kreativiteti mundëson edhe zhvillimin urba: bohemët dhe artistët lëvizin brenda qytetit, te zonat e klasës punëtore dhe te zonat e braktisura industriale në kërkim për akomodim të lirë dhe hapësirë për krijim.

Në librin e vitit 2017, Kriza e Re Urbane, Florida konsiderohet si një prej shembujve të këqij për të cilat kishe evokuar dikur. Ai kishte argumentuar se qytetet e mëdha ndërkombëtare të artit ishin bërë viktima të suksesit të tyre, me pabarazi të lartë që e arrinte kulmin, në mënyrë perverse, bash në zonat më liberale e kreative, përkthen Periskopi.

Këto janë pesë qytetet e listuara nga BBC si më kreativet në botë:

Meksiko Siti [Meksikë], Sharjah [Emiratet e Bashkuara Arabe], Beogradi [Serbi], Dakari [Senegali], Bangkoku [Tajlandë].

Për Beogradin thuhet kështu. Beogradi është një qendër e artit kontemporan në Evropë sërish. Serbia është në proces për të hyrë në BE, dhe kryeqyteti i saj, Beogradi, po e shijon momentin e tij. E mbushur me një kulturë vibrante rinore, qyteti shpejt po bëhet një prej top-destinacioneve për jetën e natës falë skenave të ndejave ku kemi muzikë folk të ciganëve dhe hip-hop serb. Është po ashtu destinacion për arkitekturën brutaliste.

Në vitin 2018, kryeqyteti serb me Sallonin e Tetorit të bienales së artit kontemporan, mori vëmendjen ndërkombëtare duke e ftuar Yoko Onon, dhe duke ekspozuar veprën nga Anselm Kiefer, Takashi Murakami dhe Olafur Eliasson, bashkë me artistët serbë si Nina Ivanoviq, Aleksandra Domanoviq, Ivan Grubanov dhe Maja Gjorgjeviq.

Në fund të vitit, një prej superyjeve të artit kontemporan serb, Marina Abramoviq do të mbajë një performancë në Muzeun e Artit Kontemporan. /Periskopi

Shpërndaje në: