BBC i kushton artikull të veçantë përballjes sonte: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së Botës
Ndeshja e madhe mes Kosovës dhe Turqisë ka marrë vëmendjen edhe të mediave gjigante botërore.
BBC ka publikuar një artikull të veçantë, për përballjen e play-offit e cila zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ora 20:45.
Mediumi anglez, ka shënuar për historinë e suksesshme të Kombëtares së Kosovë të cilët vetëm për 10 vite që nga pranimi në FIFA dhe UEFA, tani kanë arritur që të synojnë edhe kualifikimin në Kampionatin Botëror.



