BBC ia ndanë çmimin për arritje jetësore Michael Phelps
Ky çmim do t’i jepet sot në “BBC Sports Personality”,
Michael Phelps në olimpianden e mbajtur në Rio, e fitoi medaljen e 23-të duke u bërë kështu olimpisti më i dekoruar i të gjitha kohërave.
Phelps këtë vit fitoi pesë medalje të arta dhe një të argjendtë.
“Jam shumë i kënaqur që të marr çmimin prestigjioz për arritje jetësore dhe të ndjek hapat e personaliteteve kaq të mëdha të sportit”, është shprehur Phelps.
31 vjeçari i bashkohet legjendës së futbollit, Pele, si dhe ish-golfistit Seve Ballesteros. /Periskopi/



