BBC: Tensioni në kryeqytetin e Venezuelës po vazhdon pas pas arresimit të Maduros
Është ditë pune dhe edhe bizneset kanë filluar të hapen. Metroja dhe pikat e karburantit po funksionojnë dhe nuk ka një prani të konsiderueshme sigurie në rrugë.
Megjithatë, rreth parlamentit, ku sot po zhvillohet një seancë e posaçme për betimin e Delcy Rodriguez si presidente e përkohshme e Venezuelës, disa rrugë janë të mbyllura.

Këtu ka një dislokim zyrtarësh, por jo të përmasave të atij që u pa, për shembull, gjatë betimit të Maduros më 10 janar 2025.
Një grua 49-vjeçare pranë pallatit, i tha gazetares së BBC-së se “çmimet e ushqimeve janë jashtëzakonisht të larta, është e frikshme”.
Ndërsa ajo fliste me të, një grup oficerësh të gardës kombëtare përgatiteshin për detyra sigurie.



