BDI nuk mori 100 mijë vota, por 89 mijë sosh. 45 mijë më pak sesa në lokalet e 2013-tës
BDI ka rënie prej 45 mijë votash nga zgjedhjet e fundit lokale. Nëse në vitin 2013, BDI ka pasur 134 690 vota, tani ka vetëm 89 620 vota. Bashkimi Demokratik për Integrim, në konferencën e djeshme kumtoi se ata kanë arritur të mbledhin 100 mijë vota nga shqiptarët.
Por, të dhënat zyrtare të KSHZ-së flasin ndryshe. .
Në gjithësej 31 komuna ku ka pasur listë këshilltarësh, BDI më së shumti vota ka marrë në Gostivar, Tetovë dhe Çair, por gara me Lëvizjen Besa me numra në këto komuna është shumë e ngushtë.
Votat e BDI-së për këshilltarë komunal në zgjedhjet lokale 2017.
- Çairi– 8361 vota Lëvizja BESA-7891 vota
- Tetova– 10648 vota Lëvizja Besa-7101 vota
- Gostivar– 8429 vota
- Saraj- 7601 vota
- Dibër- 2321 vota
- Buteli- 1434 vota
- Haraçinë- 151 vota
- Bërvenica- 910 vota
- Bogovina- 845 vota
- Vrapçishti- 3507 vota
- Dollnen- 995 vota
- Zhelinë- 3523 vota
- Zelenikovë- 193 vota
- Jegunoc- 823 vota
- Kërçovë- 9913 vota
- Kumanovë- 3894 vota
- Likovë- 4829 vota
- Mavrovë- 370 vota
- Petrovec- 453 vota
- Pllasnicë- 1328 vota
- Struga- 6595 vota
- Studeniçani- 1479 vota
- Tearca- 2834 vota
- Çashkë- 604 vota
- Shutkë- 788 vota
- Veles- 439 vota
- Krushevë- 447 vota
- Resnjë- 892 vota
- Sopishte- 211 vota
- Qendra Zhupë- 187 vota
- Çuçer Sandevë- 616 vota
Totali 89620 vota për këshilltarë komunal.
Partitë shqiptare BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët që shkuan në koalicion për këshilltarë të Manastirit, Gazi Babës dhe Ohrit, gjithësej kanë fituar afro gjashtë mijë vota.
Përveç rënies në rezultatin e përgjithshëm të votave për këshilltarë komunal, BDI ka rënie drastike edhe në votat për kryetar komunash. Kështu, në Çair në zgjedhjet e fundit lokale, Izet Mexhiti i BDI-së ka marrë 15 173 vota, ndërsa tani, bashkëpartiaku i tij Visar Ganiu, ka marrë 11 841, që rezulton të jetë afro 3800 vota më pak se në ciklin e kaluar.
Në Tetovë, Teuta Arifi ka marrë 13 265 në rrethin e parë, ndërsa në zgjedhjet e fundit të 2013 tës, në rrethin e parë kishte 18 429 vota, që është rënie për 5164 vota.
Në zgjedhjet e fundit lokale në Gostivar, në rrethin e parë Nevzat Bejta ka fituar 13 579 vota, ndërsa tani ka vetëm 12 095 vota që është rënie për afro 1400 vota.



