BE-ja e zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për Listën Serbe: Për keqardhje qëndrimi i Vetëvendosjes

BE-ja e zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për Listën Serbe: Për keqardhje qëndrimi i Vetëvendosjes

Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjimin pasi Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ.

Në një deklaratë, BE-ja e ka cilësuar për keqardhje qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“BE-ja është e zhgënjyer për moscertifikimin e dy partive politike të serbëve të Kosovës. Është për keqardhje qëndrimi i Vetëvendosjes gjatë procesit të certifikimit. Karakteri gjithëpërfshirës i zgjedhjeve të ardhshme lokale është kyç për të ardhmen e raporteve në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Partitë politike që i kanë përmbushur kriteret ligjore duhet të lejohet të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesit e zgjedhur duhet të marrin detyrat gjithandej Kosovës, bazuar në një proces të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në reagim.

BE-ja ka thënë se pret që institucionet përgjegjëse të sigurojë se i gjithë procesi, përfshirë apelimi i partive, të kryhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në Kosovë.

Shpërndaje në: